Transmetuar më 26-01-2026, 14:41

IZRAEL – Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj Izraelit për mbështetjen e ofruar gjatë sulmit kibernetik masiv të dyshuar nga Irani ndaj Shqipërisë.

Gjatë një deklarate zyrtare, Rama theksoi se ndihma izraelite ka qenë thelbësore në përballimin e pasojave të këtij sulmi, duke e cilësuar atë si mbështetje kritike për sigurinë kombëtare të vendit.

“Kryeministër, më lejoni të shpreh edhe një herë mirënjohjen tonë të thellë ndaj Izraelit për mbështetjen kritike gjatë sulmit kibernetik masiv të Iranit kundër Shqipërisë. Ashtu si Izraeli, Shqipëria nuk ka asnjë marrëdhënie diplomatike me Iranin,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se Irani, ndonëse një vend me civilizim të lashtë, sipas tij është “shndërruar në një ishull errësire nga urrejtja e verbër kundër çdo drite”.

“Ndërsa lutemi për shpirtrat e panumërt që kanë humbur jetën ditët e fundit në zjarret e Khomeinizmit, mbajmë shpresën dhe bindjen se ditët e vrasësve të Teheranit po shkojnë drejt fundit,” deklaroi Rama.

Deklarata e kryeministrit vjen në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Izrael dhe përforcon më tej qëndrimin e qeverisë shqiptare në raport me çështjet e sigurisë kibernetike dhe aleancat strategjike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit