Transmetuar më 26-01-2026, 14:40

IZRAEL – Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij zyrtare në Izrael, deklaroi se Shqipëria mban një qëndrim të qartë dhe të pandryshuar kundër antisemitizmit, si brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Në fjalën e tij, Rama theksoi marrëdhëniet e veçanta mes Shqipërisë dhe Izraelit, duke nënvizuar rrënjët historike të kësaj miqësie.

“Shqipëria dhe Izraeli ndajnë marrëdhënie të shkëlqyera, të cilat i kanë rrënjët thellë në popullin shqiptar dhe atë izraelit. Hebrenjtë që i iknin persekutimit u vendosën në vendin tonë. Qeveria shqiptare është e përkushtuar për ta ruajtur këtë trashëgimi të çmuar historike dhe mban një qëndrim të pandryshuar kundër antisemitizmit,” u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se ky qëndrim është pjesë e angazhimit të Shqipërisë për vlerat demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit