

Shkodër, 26 Janar 2026 – Policia e Shkodrës ka arrestuar Gjionata Kola, 27 vjeç, i cili dyshohet se më 24 janar vodhi 143 500 lekë nga një institucion financiar në lagjen “Vojo Kushi”, duke kanosur punonjësit me çekiç.
Sipas policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve identifikuan autorin dhe materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Njoftimi i policisë:
"Shkodër/ Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari që vodhi një shumë parash në një institucion financiar, duke kanosur punonjësit, me mjet të fortë (çekiç), 2 ditë më parë. Si rezulat i hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, u identifikua dhe u arrestua shtetasi: -Gj. K., 27 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas dyshohet se më datë 24.01.2026, në lagjen “Vojo Kushi”, ka hyrë në ambientet e një institucioni financiar dhe duke kanosur punonjësit, me mjet të fortë (çekiç), ka vjedhur 143 500 lekë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






