

26 Janar 2026 – Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë do të mbyllet dhe strukturat e saj do të zhvendosen në Tiranë.
Vendimi, i firmosur nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli më 23 janar 2026, hyn në fuqi më 1 shkurt. Pas kësaj date, Vlora nuk do të ketë më një zyrë lokale të Hipotekës dhe qytetarët do të duhet të drejtohen në Tiranë për çështjet e kadastrës dhe pronësisë.
Zhvendosja e strukturave ka shqetësuar banorët dhe bizneset, pasi kjo do të komplikoje qasjen ndaj dokumenteve dhe shërbimeve të lidhura me pronën.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






