

TEL AVIV, 26 janar 2026 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në një vizitë zyrtare në Izrael, ku është pritur nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Gjatë vizitës, Rama do të marrë pjesë në një ceremoni të posaçme shtetërore në Kuvendin e Izraelit, ku do të mbajë një fjalim. Vizita përfshin gjithashtu pjesëmarrjen e tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, që do të mbahet më 27 janar, dhe ku kryeministri shqiptar pritet të adresojë temat e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe luftës kundër antisemitizmit.
Vizita synon forcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Izraelit dhe konsolidimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme politike, ekonomike dhe kulturore.



Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






