Transmetuar më 26-01-2026, 11:40

DURRËS – Dalin detaje të reja lidhur me ngjarjen e plagosjes së regjistruar në Durrës, ku një baba dyshohet se ka plagosur me mjet prerës vajzën e tij 24-vjeçare.

Sipas informacioneve paraprake, prindërit e vajzës kanë qenë të divorcuar prej vitesh, ndërsa babai jetonte në Itali. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se ai kishte tentuar të ribashkohej me familjen, por vajza nuk ka pranuar këtë kërkesë.

Mësohet gjithashtu se vajza nuk e ka lejuar babain të hynte në banesë. Konflikti mes tyre ka ndodhur në rrugë, ku situata është përshkallëzuar fillimisht në debat verbal dhe më pas në përplasje fizike, që ka përfunduar me plagosjen e 24-vjeçares.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa pritet edhe sqarimi i gjendjes shëndetësore të të plagosurës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit