Transmetuar më 26-01-2026, 11:24

STRASBURG – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet sot në selinë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE), në Strasburg, së bashku me deputeten Albana Vokshi.

Në një videomesazh drejtuar qytetarëve, Berisha deklaroi se opozita po vijon betejën e saj kundër asaj që ai e cilëson si “narkoshtet” dhe keqqeverisje nga ana e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se kjo përpjekje po përcillet edhe në arenën ndërkombëtare dhe në vëmendjen e institucioneve europiane.

“Një përshëndetje nga selia e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku ndodhemi sot së bashku me Albana Vokshin për të vazhduar betejën tonë kundër narkoshtetit,” shprehet Berisha në mesazhin e tij.

Vizita e Berishës në Strasburg zhvillohet në kuadër të angazhimeve të opozitës për të paraqitur qëndrimet e saj për situatën politike në Shqipëri në institucionet ndërkombëtare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit