

Durrës – Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një 56-vjeçar dyshohet se ka plagosur vajzën e tij dhe një kalimtar, për t’u larguar më pas nga vendngjarja në drejtim të paditur.
Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 10:03 të datës 26.01.2026, shtetasi Mikel Ndoj, 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka shkuar në vendin e punës së vajzës së tij, shtetases Xh. Ndoj, 24 vjeçe, e cila ishte e punësuar në një agjenci imobiliare në lagjen nr. 12 të Durrësit. Gjatë një debati mes tyre, ai dyshohet se e ka goditur atë me mjet prerës.
Në momentin e ngjarjes ka ndërhyrë edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka mbetur gjithashtu i plagosur.
Të dy të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Burime spitalore bëjnë me dije se ata janë jashtë rrezikut për jetën, por gjendja e tyre paraqitet e rëndë për shkak të dëmtimeve të marra.
Autori i dyshuar, i cili sipas informacioneve sapo kishte dalë nga burgu, është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në kërkim.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon intensivisht punën për lokalizimin dhe kapjen e 56-vjeçarit, si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






