Transmetuar më 26-01-2026, 10:40

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku Mikel Ndoj 56 vjeç dyshohet se ka plagosur vajzën e tij dhe një kalimtar që tentoi të ndërhynte për ta ndalur.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 10:03, shtetasi Mikel Ndoj, në rrethana ende të paqarta, ka sulmuar me mjet prerës vajzën e tij 24-vjeçare, Xh. Ndoj, banuese në lagjen nr. 12 të qytetit.

Gjatë momentit të konfliktit, ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar i rastit, shtetasi O. M., i cili ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Të dy të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po marrin trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit.

Durrës / Informacion paraprak

Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.

I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë).

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit