Transmetuar më 26-01-2026, 09:22

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, në zonën e njohur si “Kthesa e Murrashit”.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti i përfshirë në aksident dyshohet se po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara. Gjatë tentativës për të shmangur gurë dhe dhera të rëna në rrugë, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit, i cili është përplasur me mbrojtëset metalike dhe më pas është përmbysur, duke përfunduar sërish në karrexhatë.

Fatmirësisht, automjeti nuk ka rënë në lumin Shkumbin, çka do të kishte sjellë pasoja shumë më të rënda. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore po monitorohet nga mjekët.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe autoambulanca, të cilat kanë bërë të mundur normalizimin e qarkullimit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Policia apelon për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në aksin Elbasan–Librazhd–Prrenjas, veçanërisht në segmentet problematike si “Kthesat e Murrashit”, “Kthesat e Dragostunjës” dhe “Kthesat e Pishkashit”, ku rrëshqitjet e dherave përbëjnë rrezik serioz për sigurinë rrugore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit