

Zyrih, 25 janar 2026
Xherdan Shaqiri ka dhuruar një paraqitje spektakolare në kampionatin zviceran, duke qenë protagonisti absolut në fitoren dramatike 3-4 të Baselit ndaj Zurichut. Futbollisti me origjinë shqiptare realizoi të tre golat e skuadrës së tij, duke udhëhequr Baselin drejt një suksesi të rëndësishëm në transfertë.
Shaqiri zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 11-të, duke shndërruar në gol një asist të Oteles. Në fundin e pjesës së parë, 34-vjeçari dyfishoi shifrat, duke kompletuar dopietën personale. Në minutat e fundit të takimit, ai vulosi paraqitjen e jashtëzakonshme me golin e tretë, që rezultoi vendimtar për triumfin e Baselit.
Performanca e tij nuk kaloi pa u vlerësuar maksimalisht, teksa Shaqiri mori notën 10.00 pas ndeshjes. Me këtë tripletë, mesfushori ofensiv shkon në kuotën e 9 golave dhe 10 asistimeve në 21 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, duke konfirmuar formën e shkëlqyer dhe rolin kyç në skuadrën e tij.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






