

Berlin, 25 janar 2026
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri është regjistruar në Berlin, ku si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur pesë persona. Sipas informacioneve zyrtare, dy prej të lënduarve ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Autoritetet gjermane bëjnë me dije se disa persona janë arrestuar në lidhje me incidentin, ndërsa policia ka rrethuar zonën ku ndodhi ngjarja për arsye sigurie.
Hetimet po vijojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë, ndërkohë që operacioni policor mbetet ende në zhvillim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






