Transmetuar më 25-01-2026, 20:10

Vlorë, 25 janar 2026

Era e fortë që ka përfshirë vendin ka shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor në zonën e Vlorës. Si pasojë e kushteve të motit, disa pisha janë rrëzuar në rrugën Vlorë–Zvërnec, duke bllokuar përkohësisht lëvizjen e automjeteve.

Ngjarja ka shkaktuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve, ndërsa në zonë pritet ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për largimin e pemëve të rrëzuara dhe rikthimin e qarkullimit normal.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, pasi era e fortë vijon të jetë e pranishme dhe mund të shkaktojë situata të ngjashme edhe në zona të tjera.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit