Transmetuar më 25-01-2026, 19:05

Orikum, 25 janar 2026Një zjarri i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën e Pashalimanit në Orikum, duke vënë në alarm banorët dhe autoritetet lokale. Forcat e zjarrfikëses nga Vlora kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, të ndihmuara edhe nga mjetet dhe personeli i Himarës.

Sipas raportimeve nga terreni, për momentin nuk ka rrezik për banesat në zonë, por era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke djegur shkurre, ferra dhe dru. Kjo po e vështirëson punën e zjarrfikësve, të cilët po përpiqen të mbajnë zjarrin nën kontroll, ndërsa situata po monitorohet nga afër.

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat dhe shkaqet e nisjes së zjarrit, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se më shumë detaje priten të dalin në vijim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit