

"Çfarë të vendosë Brikena, ne jemi me atë”
Pas takimit surprizë me të bijën në shtëpinë e BBV, mamaja e Brikenës ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Fan Club”. Ajo ka folur për rrugëtimin e Brikenës, raportin e saj me Maton dhe mbështetjen e pakushtëzuar të familjes për çdo vendim të vajzës së tyre. Më tej ajo shprehu respektin që ka për Mateon.
“Jemi të kënaqur me Brikenën. I urojmë suksese. E njëjta Brikenë që është në shtëpi, është edhe këtu. Duhan i thashë mos të pijë shumë. Kemi qenë dakord për të hyrë në BBV. Është një vajzë inteligjente. Mateo është shumë djalë i mirë, kam respekt. I urojmë shumë suksese. Nga ana jonë nuk ka asgjë. Jemi me Brikenën, çfarë të vendosë ajo, me atë jemi dhe ne. Nuk jemi kundër kurrë gjëje. Brikenën e presim me fitore. Çfarë të vendosë Brikena, ne jemi me atë”, u shpreh ajo.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






