Transmetuar më 25-01-2026, 18:41

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh janë regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, duke krijuar vështirësi të mëdha për drejtuesit e mjeteve.

Sipas raportimeve, fluksi i lartë i lëvizjeve gjatë fundjavës, i kombinuar me punimet që po zhvillohen në këtë segment rrugor, ka sjellë bllokime të herëpashershme dhe lëvizje shumë të ngadaltë të automjeteve.

Në disa pjesë të aksit, qarkullimi është zhvilluar vetëm me një korsi, çka ka shtuar ndjeshëm pritjet.

Qytetarët shprehen të shqetësuar për situatën e përsëritur, duke theksuar se gjatë fundjavave u duhet të përballen me vonesa të gjata dhe qëndrime për orë të tëra në trafik.

Trafiku në këtë aks mbetet një problem i vazhdueshëm, veçanërisht në periudhat me lëvizje të shtuara, ndërsa drejtuesit e mjeteve kërkojnë zgjidhje më efikase për menaxhimin e qarkullimit gjatë punimeve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit