Transmetuar më 25-01-2026, 18:26

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Libofshë, në fshatin Agim, ku një 35-vjeçar humbi jetën pas një daljeje nga rruga me motorin që drejtonte.

Sipas informacionit paraprak të policisë, drejtuesi i motorit, Xhuliano Krasniqi, po udhëtonte me një motomjet pa targa kur humbi kontrollin dhe doli jashtë rrugës.

Ai u transportua menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier, por për fat të keq nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra gjatë aksidentit dhe ndërroi jetë gjatë rrugës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë intensivisht për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e sakta të aksidentit.

Hetimet do të përfshijnë faktorë të mundshëm si shpejtësia, kushtet e rrugës dhe gjendja teknike e motorrit.

Fier/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor "Fier-Libofshë", shtetasi Xh. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Xh. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit