

Durrës, 26 janar 2026 Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 13:00 në rrugën “Egnatia”, ku automjeti që drejtohej nga shtetasi E. S. është përplasur me automjetin tjetër me drejtues shtetasin I. N.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, si edhe një pasagjer që ndodhej në njërin prej automjeteve. Të tre të lënduarit janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






