Transmetuar më 25-01-2026, 13:50

Deputetët që janë futur për herë të parë në Kuvend kanë dorëzuar deklaratat e detyrueshme të pasurive për ta dhe personat më të afërt. Ato janë tashmë publike.

Vërehet se pjesa më e madhe e tyre kanë në pronësi kryesisht apartamente dhe prona të tjera të patundshme si dhe llogari bankare në lekë, euro dhe dollarë. Burimi i deklaruar i tyre është kryesisht kursime dhe trashëgimi.

Në këtë speciale, noa.al ju sjell deklaratat e pasurive të analizuara për deputetët që e dorëzuan atë për herë të parë.

Më poshtë, ish gjyqtari dhe aktualisht deputet i PD, Gjin Gjoni

Deputeti demokrat deklaron bashkëpronësi truall dhe ndërtesë 2.516 m2 blerë më 2019 me të ardhura.

Gjithashtu deklaron truall dhe ndërtesë 790 m2 blerë më 2022 me të ardhura.

Gjoni rezulton dhe bashkëpronar i një firme ligjore të hapur më 2020.

Gjendje cash ai deklaron 7 mijë euro.

Ai deklaron disa llogari bankare me afro 250 mijë lekë gjithsej.

Gjithashtu dhe disa hua me total rreth 170 mijë euro të dhëna, me burim shitje asetesh.

Nga ana tjetër deputeti Gjoni deklaron një kredi thuajse 5 milionë lekë nga e cila ka pa shlyer edhe 3.8 milionë lekë.

Gjithashtu rezulton në deklarimin e tij dhe debitor afro 10 mijë euro në kartë krediti.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit