Transmetuar më 25-01-2026, 12:00

Tiranë/ Kokainë qarkullonte me automjet pranë TEG-ut, ndërhyn Policia: arrestohen Elvi Meta, Igli Canaj dhe Alban Kopaçi

Një automjet që qarkullonte në Unazën e Madhe, pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, është ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi brenda tij u gjet lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Escalade”, me drejtues Alban Kopaçi dhe pasagjerë Elvi Meta dhe Igli Canaj, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar 1 kg e 36.6 gramë kokainë.

Sipas hetimeve, Elvi Meta, Igli Canaj dhe Alban Kopaçi dyshohet se vepronin në bashkëpunim dhe furnizonin me kokainë disa grupe shpërndarësish në zona të ndryshme të Tiranës, duke e transportuar lëndën narkotike me automjet.

Në vijim të veprimeve hetimore, gjatë kontrollit të banesës së Alban Kopaçit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar:

1 armë zjarri pistoletë

1 armë gjahu

municion luftarak

121 000 euro, 60 milionë lekë dhe 5 000 paund

5 aparate celularë, si dhe automjetin e përdorur.

Në pranga janë vënë:

Elvi Meta, 26 vjeç

Igli Canaj, 33 vjeç

Alban Kopaçi, 32 vjeç

të tre banues në Tiranë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit