

Vlorë/Finalizohet operacioni policor “Reagimi”, arrestohet autori i vjedhjes së një automjeti
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Reagimi”, duke identifikuar dhe arrestuar autorin e vjedhjes së një automjeti të kryer gjatë natës.
Pas kallëzimit të bërë nga një shtetase, e cila denoncoi se automjeti i saj ishte vjedhur gjatë orëve të natës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë reaguan menjëherë, duke organizuar veprime intensive për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Pas reagimit të strukturave të Policisë, në kuadër të operacionit “Reagimi”, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit S. K., 45 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar si autor i vjedhjes.
Gjatë operacionit, Policia arriti gjithashtu të gjejë dhe sekuestruar automjetin e vjedhur, i cili do t’i kthehet pronarit të ligjshëm.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore, për veprën penale “Vjedhja”. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






