Transmetuar më 25-01-2026, 10:18

Tiranë, 25 janar 2026 – Kryeministri Edi Rama e cilësoi vitin 2026 si vendimtar për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ndodhet në një moment kyç për përparimin e procesit integrues.

Sipas Ramës, gjatë kësaj jave është prezantuar një paketë e re ligjore, e përbërë nga rreth një duzinë nismash, të cilat synojnë forcimin e shtetit të së drejtës, rritjen e transparencës dhe përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian.

“Këto nisma prekin fusha thelbësore si lufta kundër korrupsionit, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe forcimi i institucioneve,” u shpreh Rama, duke shtuar se ato nuk përbëjnë thjesht detyrime formale që burojnë nga procesi i negociatave.

Kryeministri theksoi se reformat duhet të shihen si një investim në funksionimin e shtetit ligjor dhe në rritjen e besimit të qytetarëve tek institucionet.

“Ky është një vit kur Shqipëria duhet patjetër të dëshmojë se është e gatshme jo vetëm t’i kalojë reformat, por edhe t’i jetësojë ato. Ky moment nuk duhet humbur,” përfundoi Rama.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit