

ANGLI – Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka nuk ishte në fushën e lojës në ndeshjen me West Ham për shkak të një dëmtimi në kavilje, megjithatë në një moment ai u bë protagonist i një debati me tifozët e Hammers që ishin pas pankinës në London Stadium.
Debati ishte kaq i fortë sa ndeshja për pak çaste u ndërpre nga arbitri Thomas Bramall që foli me trajnerin e West Ham, Nuno Espirito. Por mesa duket Xhaka nuk e la aty debatin e ndezur dhe e vijoi atë edhe pas fërshëllimës së fundit të arbitrit.
Telekamerat në fakt e pikasën 33-vjeçarin kosovar teksa po debatonte me një tifoz në momentin që skuadrat iu drejtuan tunelit që të çonte në dhomat e zhveshjes, përpara se të largohej nga një anëtari i stafit. Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi këtë debat, por mesfushori dukej i irrituar
“Nuk e di me të vërtetë çfarë ndodhi, – tha trajneri i Sunderland, Regis Le Bris, – është gjithnjë një turp kur ndodhin gjëra të tilla, por nuk e di”.
Në videot që nisën të qarkullonin në rrjetet sociale dukeshin lojtarët e Sunderland që tregonin nga tifozët e Hammers që u ngritën duke provokuar Granit Xhakën. Punonjësit e sigurisë shkuan në drejtim të vendit ku u sinjalizuan debatet, por nuk ishte e qartë nëse tifozët u larguan nga vendi apo jo.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






