

Në lokalitetin Larum në Geel të Belgjikës, shoferi i taksisë Marko Beka (45 vjeç, foto) u qëllua për vdekje të premten në mbrëmje gjatë një udhëtimi me taksi
Gruaja e tij Izabela, vajton vdekjen e të shoqit Marko në Geel: “Ai e donte punën e tij, edhe pse klientët ndonjëherë ishin agresivë”
Policia: Taksisti u qëllua për vdekje pas një debati me klientë, jemi në kërkim të katër të dyshuarve: “U dëgjua një shpërthim i fortë”
Në Larum të Geelit, të premten në mbrëmje, një burrë 45-vjeçar humbi jetën. Bëhet fjalë për një taksist që u qëllua me armë pas një debati me disa klientë. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 në qendër të Larumit, në rrugën Larum, raporton media belge HBVL që citon noa.al.
Incidenti u kuptua me vonesë nga Rita. Ajo po shikonte qetësisht televizor kur rreth orës 20:30 dëgjoi papritur një shpërthim të fortë. “Kur e dëgjova zhurmën, dëgjova edhe djemtë lart që reaguan”, tregon ajo.
Pak më vonë, fqinjët e katit të sipërm i trokitën në derë. Ata i treguan një trup me plagë nga arma në tokë dhe i dhanë në dorë një telefon celular. “Po përpiqeshin të telefononin shërbimet e emergjencës, por nuk flisnin holandisht.” Shumë shpejt u bë e qartë se burri ishte pa ndjenja. “Taksia ishte ndalur mbi trotuar, me dritat sinjalizuese ndezur. Burri ishte shtrirë në anën tjetër të rrugës, me fytyrë nga toka.”
Burri ndërroi jetë po atë mbrëmje si pasojë e plagëve të marra. “Bëhet fjalë për një burrë 45-vjeçar nga Geel, i cili po punonte si taksist”, deklaron Lieselotte Claessens nga prokuroria. “Në vendngjarje erdhën një gjyqtar hetues, ekspertët e laboratorit dhe mjeku ligjor. Katër të dyshuarit u larguan në këmbë dhe janë ende në kërkim. Hetimet vijojnë.”
Shkaku i ngjarjes dyshohet të ketë qenë një debat mes taksistit dhe disa klientëve.
Rruga qëndroi e bllokuar për orë të tëra të premten në mbrëmje dhe gjatë natës.
I ndjeri Marko Beka ishte babai i tre fëmijëve, të moshave 5, 11 dhe 17 vjeç, dhe drejtonte një biznes privat taksi në Geel, Jimmy.

Bashkëshortja e tij, Izabela, e përshkruan atë si një njeri të qetë, të sjellshëm dhe shumë social, i dashur për komunitetin dhe pa konflikte me askënd.
"Marko ishte një njeri i sjellshëm që e donin shumë njerëz. Ai kishte shumë miq, ishte gjithmonë i sjellshëm dhe nuk lëndonte kurrë askënd. Ai ishte një person shumë i shoqërueshëm", dëshmoi gruaja e tij Izabela për Gazet van Antwerpen.
Të shtënat thuhet se kishin ardhur si pasojë e një grindjeje me disa klientë, grindje që kishte dalë jashtë kontrollit. Të dyshuarit nuk janë kapur ende dhe po kërkohen nga policia.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






