

Tiranë, 24 janar 2026
Situata është përshkallëzuar në ambientet e Komisariatit të Policisë nr. 1 në Tiranë, ku ndodhen rreth 20 protestues të shoqëruar gjatë protestës së zhvilluar sot nga opozita.
Sipas informacioneve dhe pamjeve të publikuara, familjarë të personave të ndaluar kanë hyrë brenda ambienteve të komisariatit, në përpjekje për të marrë informacion mbi gjendjen dhe trajtimin e tyre. Në komisariat ndodhen gjithashtu deputetë të Partisë Demokratike, mes tyre Tomor Alizoti dhe Agron Gjekmarkaj, të cilët po ndjekin nga afër situatën.
Ndërkohë, Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht duke denoncuar atë që e cilëson si dhunë policore gjatë protestës së opozitës. Sipas PD-së, gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit kanë mbetur të plagosur disa qytetarë, përfshirë edhe fëmijë.
Deri në këto momente, Policia e Shtetit nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me pretendimet e opozitës dhe situatën e krijuar në komisariat, ndërsa pritet një sqarim për numrin e saktë të të shoqëruarve dhe procedurat e ndjekura.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






