Transmetuar më 24-01-2026, 22:09

Ndërhyrja e fortë e policisë, ka shkaktuar dhjetëra protestues të lënduar dhe madje edhe një gazetar i helmuar, njoftoi Partia Demokratike në një komunikatë sonte.

Kreu demokrat Sali Berisha tha: "Dënoj me forcën më të madhe keqtrajtimin dhe helmimin e gazetarëve.

Më thanë që janë keqtrajtuar edhe gazetarët. I kanë helmuar gazetarët. Kanë hedhur gaz kundër gazetarëve. E dënoj këtë akt me forcën më të madhe.

Gazetarët kanë qenë neutralë, kanë qenë duke bërë detyrën e tyre të informimit të qytetarëve, por raportimet e tyre kanë tmerruar Ramaduron dhe Surrelin", tha Berisha.

Në foto shikoni foto reporteri e njohur Felix Bilani i cili shfaqet në gjendje të rënduar pas toksicitetit që ka pësuar nga hedhja e pakontrolluar e gazit lotsjellës nga Policia.

Duke përgënjeshtruar policinë që flet për 11 policë të lënduar, Partia Demokratike thekson se, jo vetëm nuk ka policë të plagosur, por ka dhjetëra protestues të lënduar dhe dhjetra të tjerë të arrestuar, shpesh në mënyrë të paligjshme nga patronazhistë të qeverisë, njerëz pa uniformë dhe pa simbolet e policisë.

"Përpjekja për të ngjyrosur me dhunë një protestë masive kundër narkoregjimit, nuk është gjë tjetër veçse frika e Ramës dhe shërbëtorëve të tij se zhvillimet politike në Shqipëri kanë arritur në ‘kilometrin e fundit’."

Sipas PD, "tërbimi i demonstruar sonte me përdorim gazrash helmuese dhe dhune të shpërpjestuar është dëshmi e kësaj".

PD njoftoi se "çdo tejkalim i ligjit do të merret shënim dhe çdo abuzues do të mbajë përgjegjësi të plota".

Ndërsa doli dhe me një tjetër njoftim: "Të ndaluarit dhe familjarët e tyre do të marrin çdo ndihmë ligjore dhe mbështetje". /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit