Transmetuar më 24-01-2026, 21:35

Vlorë – Një burrë përfundoi në gjendje kritike për jetën sonte pasi u plagos rëndë me thikë në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, në një lokal në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, raporton noa.al. Në foto shihni pamje në vendngjarje.

Policia lokale tha se si pasojë e një konflikti është plagosur me mjet prerës shtetasi Ilir Suloti, 44 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë, duke identifikuar dhe shoqëruar autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasin Fjodor Zeqo, 48 vjeç.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit