

TIRANË – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë protestës së opozitës para godinës së Kryeministrisë, ku një bombulë e gazit lotsjellës ka goditur një të mitur në kokë.
Sipas informacioneve paraprake, i mituri, i cili ndodhej mes turmës së protestuesve, është goditur nga një predhë e gazit të hedhur nga forcat e rendit. Menjëherë pas incidentit, ai është dërguar për ndihmë mjekësore, ndërsa shëndeti i tij po monitorohet nga autoritetet shëndetësore.
Policia e ka konfirmuar përdorimin e gazit lotsjellës për shpërndarjen e turmës, por ende nuk ka dhënë detaje zyrtare për identitetin e të miturit apo gjendjen e tij. Ngjarja ka shkaktuar reagim të fortë në mesin e protestuesve, të cilët kërkojnë hetim të menjëhershëm për rastin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






