Transmetuar më 24-01-2026, 19:52

Sot janë luajtur dy ndeshje të vlefshme për javën e 21-të të Superiores. Egnatia barazoi 2-2 ndaj Bylisit, ndërsa Vllaznia përfitoi nga ndalesa e kampionëve dhe mposhti Partizanin me një gol të vetëm.

Pas këtyre rezultateve, Vllaznia tashmë kryeson renditjen me po aq pikë sa Egnatia, por me avantazhin e fitoreve në ndeshjet direkte. Partizani rikthehet te humbjet dhe numëron katër humbje në pesë ndeshjet e fundit, duke u afruar rrezikshëm ndaj zonës së ftohtë.

Vetëm 7 pikë e ndajnë Partizanin nga zona e ftohtë, që për të kuqtë është diferencë e barabartë edhe me Dinamon e vendit të katërt. Një situatë që alarmon skuadrën e kryeqytetit, e cila po kalon një moment të vështirë në garë.

Bylisi, që ndodhet në zonën e “play-out”, është me vetëm 1 pikë më shumë se Flamurtari dhe pret rezultatin e ndeshjes Tirana–Flamurtari që luhet nesër. Dy takime të tjera interesante të kësaj jave janë edhe Teuta–Vora dhe Elbasani–Dinamo.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit