

TIRANË – Tre efektivë policie janë dërguar në spital me djegie, pas hedhjes së molotovëve drejt godinës së Kryeministrisë gjatë protestës së opozitës. Ngjarja ndodhi pas përfundimit të fjalimit të kryedemokratit Sali Berisha, kur disa protestues hodhën mjete plasëse dhe fishekzjarre drejt institucionit.
Si pasojë e përplasjes me mjetet shpërthyese, tre policët kanë marrë djegie dhe janë transportuar në një spital për të marrë ndihmë mjekësore. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme për gjendjen e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje, policia ka reaguar duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit dhe për të rikthyer rendin përpara Kryeministrisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






