

TIRANË – Policia e Shtetit dhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë shpërndarë protestuesit që ndodheshin pranë godinës së Kryeministrisë, pas incidentit ku disa persona hodhën molotov dhe fishekzjarre drejt ndërtesës së qeverisë.
Për të rivendosur rendin dhe sigurinë, forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të larguar turmën nga zona përreth Kryeministrisë. Veprimet e policisë kanë shkaktuar lëvizje të protestuesve në drejtim të rrugëve përreth, ndërsa situata në terren është mbajtur nën kontroll.
Nuk ka raportime zyrtare për persona të lënduar rëndë, ndërsa policia vijon monitorimin e situatës dhe po vazhdon kontrollet në zonë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






