Transmetuar më 24-01-2026, 19:13

TIRANË – Pas përfundimit të fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në sheshin përballë Kryeministrisë janë hedhur fishekzjarre dhe disa objekte të llojit molotov drejt godinës së qeverisë. Ngjarja ka ndodhur gjatë protestës së opozitës, e cila u zhvillua këtë të shtunë në kryeqytet.

Për pasojë, forcat e rendit kanë reaguar duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Disa protestues kanë raportuar vështirësi në frymëmarrje pas ekspozimit ndaj gazit, ndërsa situata në terren ka qenë e tensionuar.

Në një moment, një qytetar është ndjerë keq dhe është marrë nga ambulanca për t’i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore. Autoritetet dhe ekipet mjekësore janë në vendngjarje për të monitoruar situatën dhe për të ofruar ndihmë të shpejtë.

Deri në këtë moment, nuk ka njoftim zyrtar për të lënduar rëndë ose për persona të arrestuar, ndërsa situata vijon të monitorohet nga policia.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit