

TIRANË – Masa të shtuara sigurie janë vendosur rreth godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta e opozitës pritet të nisë në çdo moment. Forca të shumta policie, të pajisura me skafandra mbrojtëse dhe maska kundragaz, janë rreshtuar përpara institucionit, duke “blinduar” perimetrin.
Dhjetëra qytetarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike janë drejtuar drejt zonës ku do të zhvillohet protesta, ndërsa vërehet një angazhim i shtuar i strukturave të Policisë së Shtetit për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Ndërkohë, kreu i opozitës, Sali Berisha, pak momente më herët ka përshëndetur mbështetësit demokratë në hyrje të selisë së Partisë Demokratike. Pritet që ai të mbërrijë në shesh, ku do të zhvillohet tubimi.
Protesta e opozitës zhvillohet nën masa të forta sigurie, në një kohë kur autoritetet janë në gatishmëri për të parandaluar çdo incident të mundshëm.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






