Transmetuar më 24-01-2026, 15:16

DURRËS – Një 59-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, pasi gjatë kontrolleve në dalje të territorit shqiptar u kap me 37 steka me cigare elektronike të fshehura në automjetin që drejtonte.

Sipas njoftimit zyrtar të PKK Port, Durrës, shtetasi A. S., 59 vjeç, banues në Maqedoni, u arrestua pasi në kamionin që drejtonte u gjetën të fshehura 37 steka me paketa me cigare elektronike. Në operacion u sekuestruan gjithashtu një aparat celular dhe kamioni ku ishin fshehur mallrat.

Njoftimi i plotë i Policisë Kufitare, Durrës:

“Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi. Tentoi të kontrabandonte dhjetëra steka me cigare elektronike duke i fshehur në automjetin që drejtonte, vihet në pranga një 59-vjeçar. Sekuestrohen 37 steka cigaresh elektronike, një aparat celular dhe kamioni ku ky shtetas kishte fshehur mallrat.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës, arrestuan në dalje të Republikës së Shqipërisë shtetasin A. S., 59 vjeç, banues në Maqedoni, pasi gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte u konstatuan të fshehura 37 steka me paketa me cigare elektronike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit