

TIRANË – Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur shtyrjen e ndeshjes Tirana–Flamurtari, e vlefshme për javën e 21-të të Superiores, e cila ishte programuar të zhvillohej sot në orën 13:30 në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Vendimi është marrë në shenjë respekti dhe solidariteti, pas humbjes tragjike të vajzës së futbollistit të KF Tiranës, Freddy Alvarez. FSHF shpreh ngushëllimet më të sinqerta për lojtarin dhe familjen e tij në këtë moment të vështirë.
Në dakordësi me KF Tiranën dhe KF Flamurtarin, Federata bën me dije se takimi do të luhet nesër, në të njëjtën orë, 13:30, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Federata Shqiptare e Futbollit qëndron pranë Freddy Alvarez, familjes së tij dhe KF Tiranës në këtë moment zie.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






