

Një djalë në moshë fare të re humbi jetën sot si pasojë e një aksidenti rrugor.
Ngjarja ndodhi kur makina që drejtohej nga një i ri në gjendje të duhur, u përplas me një pemë dhe shkaktoi vdekjen e shokut të tij pasagjer në mjet.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan tha se specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 26 vjeç, banues në Elbasan.
I riu akuzohet për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën “Janaq Kilica”, ku automjeti që ai drejtonte, në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë anësore tha policia lokale.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, shtetasi Nehat Uruçi, 21 vjeç, banues në Elbasan.
Ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






