Transmetuar më 24-01-2026, 11:19

Foto arkivë

Aksident tragjik në Elbasan. Humb jetën i riu 21 vjeç.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, në rrugën “Janaq Kilica”.

R.R 26 vjeç, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë anësore. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, i riu N. U., 21 vjeç, banues në Elbasan, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi mëngjesin e sotëm, në rrugën “Janaq Kilica”, automjeti që ai drejtonte, në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë anësore. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, shtetasi N. U., 21 vjeç, banues në Elbasan, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit