Transmetuar më 24-01-2026, 10:36

Tirana – Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin dhe komunitetin sportiv ditën e sotme, pasi vajza e futbollistit të ekipit të Tiranës, Fredi Alvarez, humbi jetën aksidentalisht.

Sipas informacioneve paraprake, vajza e mitur dyshohet të ketë rënë nga krevati me lartësi rreth 1.5 metra, duke marrë lëndime të rënda. Ajo u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore të specializuar, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë. Autoritetet policore ndodhen në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të mbledhur detaje të mëtejshme.

Në një komunikatë për media, Klubi i Tiranës shprehu dhimbjen e thellë për humbjen:

“Me dhimbje të madhe ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Fredi Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit. I gjithë klubi është i tronditur dhe qëndron pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të vështirë. Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez. U prehtë në paqe.”

Si pasojë e këtij lajmi tragjik, ndeshja e javës së 21-të, Tirana-Flamurtari, e cila ishte planifikuar për sot në stadiumin “Selman Stërmasi”, u shty për t’u zhvilluar nesër në orën 13:30.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit