Transmetuar më 24-01-2026, 09:56

Ardit Stafaj u shpall i eliminuari i mbrëmjes së së premtes nga spektakli Big Brother VIP Kosova 4, pasi nuk arriti t’i shpëtojë televotimit javor të publikut.

Muzikanti nga Gostivari ishte në nominim së bashku me Hygertën, Ludo Lee-n, Albën dhe Labinotin, ndërsa në fund ishte ai që u detyrua të linte shtëpinë më të famshme në Kosovë. Megjithatë, largimi i tij nuk rezultoi përfundimtar.

Menjëherë pas mbërritjes në studio, Ardit Stafaj hapi të ashtuquajturën “biletë fati”, e cila i rezervoi një surprizë të papritur. Bileta e përzgjedhur rezultoi të ishte një biletë rikthimi, duke i dhënë kështu një shans të dytë për të vazhduar rrugëtimin në Big Brother VIP Kosova 4.

Momenti u shoqërua me reagime të forta si nga publiku në studio, ashtu edhe nga ndjekësit e shumtë të spektaklit, të cilët e panë rikthimin e Arditit si një kthesë të papritur në lojë.

Rikthimi i tij pritet të ndikojë ndjeshëm në dinamikat mes banorëve, veçanërisht në raportet dhe strategjitë e krijuara deri më tani, ndërsa gara po bëhet gjithnjë e më e fortë me afrimin e finales.

Banorët e mbetur vijojnë betejën për çmimin e madh, ndërsa publiku mbetet faktori vendimtar në përcaktimin e fatit të tyre në këtë spektakël mjaft të ndjekur.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit