

Prej dy ditësh, mjegulla e dendur vijon të mbizotërojë në aksin rrugor Korçë–Pogradec, duke kufizuar ndjeshëm dukshmërinë dhe duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Sipas informacioneve, përqendrimi më i lartë i mjegullës është konstatuar në segmentet që përshkojnë territorin e Maliqit, si dhe në zonat pranë fshatrave përreth, ku në momente të caktuara dukshmëria zbret në nivele shumë të ulëta.
Në këto kushte, autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përdorin dritat e përshtatshme gjatë lëvizjes.
Situata po monitorohet nga strukturat përkatëse, ndërsa drejtuesit e automjeteve këshillohen të shmangin manovrat e rrezikshme dhe të ruajnë distancën e sigurisë, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






