

Angli – Quhet Victoria, është një nënë beqare me tre fëmijë dhe në më pak se një muaj është kthyer në një fenomen në rrjetet sociale, duke grumbulluar mbi 80 mijë ndjekës në TikTok.
Fama e saj erdhi falë ngjashmërisë së jashtëzakonshme me Georgina Rodriguez, partneren e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo. Pamja e saj është aq e afërt me atë të Georginës, sa ka shkaktuar një të ashtuquajtur “stuhi AI”, me shumë përdorues që dyshojnë se bëhet fjalë për imazhe të krijuara artificialisht.
Me flokë të errët dhe forma perfekte trupore, Victoria ka nxitur reagime të shumta në rrjet, ku nuk mungojnë as komentet ironike si: “Ajo duket më shumë si Georgina sesa vetë Georgina.”
Vëmendja ndaj saj vijon të rritet, ndërsa rrjetet sociale janë të ndara mes habisë dhe skepticizmit për një nga sozitë më të përfolura të momentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






