

Elbasan, 24 janar 2026 Tre persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje kritike për jetën, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të regjistruar në orët e para të mëngjesit pranë Paraburgimit të Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:55 në aksin Rrethrrotullimi i Bradasheshit–Peqin, ku dy automjete janë përfshirë në një përplasje të fortë. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një manovër e rrezikshme parakalimi ka shkaktuar përplasjen, duke sjellë humbjen e kontrollit të drejtimit dhe daljen e njërit mjet nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar dëmtime të ndryshme, ndërsa njëri prej tyre ka marrë plagë të rënda dhe fraktura të shumta. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit për trajtim të specializuar mjekësor.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe autoambulancat, të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale dhe dokumentimin e aksidentit. Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






