
Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazh i avionit patrullues indonezian, i cili u rrëzua në zonën malore të Bulusaraung në provincën Sulawesi e Jugut, janë gjetur shtatë ditë pas aksidentit. Viktima e dhjetë dhe e fundit u nxor të premten nga ekipet e kërkim-shpëtimit.
Sipas Andi Sultan, zyrtar i Agjencisë Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit në Makassar, trupi i fundit u gjet të premten në mëngjes, raportoi Detik News që citon noa.al.
Deri tani janë identifikuar vetëm dy nga dhjetë viktimat: anëtarja e ekuipazhit të kabinës Florencia Lolita dhe Deden Maulana, zyrtar i Ministrisë së Çështjeve Detare dhe Peshkimit, për të cilën avioni po kryente mision patrullimi. Lajmi është konfirmuar nga agjencia shtetërore e lajmeve Antara.
Avioni ATR 42-500, i operuar nga Indonesia Air Transport, humbi kontaktin të shtunën në distriktin Maros, ndërsa po udhëtonte nga Yogyakarta drejt Makassar-it, kryeqyteti i Sulawesit të Jugut. Mbetjet e avionit u lokalizuan të dielën.
Në bord ndodheshin 10 persona: shtatë anëtarë ekuipazhi dhe tre pasagjerë. Ekipet e përbashkëta të kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë gjithashtu nga vendi i rrëzimit kutinë e zezë të avionit, e cila pritet të ndihmojë në zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






