Transmetuar më 23-01-2026, 22:54

23 Janar 2026 | 21:25 Një ditë para protestës kombëtare të paralajmëruar nga Partia Demokratike, lëvizjet rreth godinës së kryeministrisë në Tiranë janë intensifikuar. Mbrëmjen e së premtes, në hyrjet kryesore të institucionit janë vendosur barriera metalike dhe elementë të tjerë sigurie, në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të protestës.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama është parë duke u larguar nga zyra e tij pas orës 20:00 ndërsa më herët, Policia e Tiranës njoftoi planin e masave të sigurisë dhe rrugët që do të bllokohen gjatë zhvillimit të tubimit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit