Transmetuar më 23-01-2026, 22:42

Një incident me të ashtuquajtur “ndëshkues” të vetëshpallur si pedohunt greece është regjistruar në Selanik. Sipas informacioneve të medias greke që citonnoa.al, disa persona krijuan një profil të rremë në Instagram, duke u shtirur si një vajzë 13-vjeçare, dhe i caktuan takim një 30-vjeçari.

Në deklaratë për mediat, një nga personat e përfshirë tha se për momentin situata është e qetë dhe se personi tjetër nuk u paraqit në gjykatë.

I riu "ndëshkues", mohoi se i kishin vënë thikë në fyt 30-vjeçarit, duke shtuar se lëndimi ka ndodhur pasi pedofili i dyshuar ka kapur tehun e thikës me dorë.

Sipas të riut, reagimi i tyre lidhej edhe me një përvojë personale të kaluar.

Si ndodhi ngjarja

Autorët krijuan profilin e rremë të një të miture në Instagram dhe, pasi vendosën kontakt, caktuan një takim. Në vendin e dakordësuar, 30-vjeçari u përball me një 23-vjeçar dhe një 20-vjeçare, të cilët dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht.

Dy të rinjtë u arrestuan nga autoritetet dhe ndaj tyre u hap një procedim penal. Seanca gjyqësore është shtyrë për më 29 janar.

Sipas burimeve, ky grup nuk rezulton të ketë lidhje me rastet e mëparshme të ngjashme të raportuara në zonë. /noa.al

Pamjet:

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit