

Foto ilustruese Berat, 23 Janar 2026 – Një aksident automobilistik ka ndodhur në hyrje të qytetit, në zonën e njohur si “Rruga e Re”, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.
Si pasojë, çifti i bashkëshortëve që udhëtonte në një nga makinat, ka pësuar lëndime të lehta. Ata u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal të Beratit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët po kryejnë hetimin dhe po shqyrtojnë vendin e aksidentit për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e përplasjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






