Transmetuar më 23-01-2026, 18:55

Në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme është diskutuar dhe miratuar sot një ndryshim në kodin penal.

Parkimi dysh i automjeteve deri tani i ndëshkuar me gjobë kthehet në një vepër penale e dënueshme me burg. Detajet se përse ashpërsohet kodi penal i dha relatori socialist deputeti Ervin Hoxha.

“Rritja e sigurisë rrugore dhe mbrojtja e jetës së qytetarëve duke ndëshkuar parkimin në rresht të dytë që pengon qarkullimin e mjeteve emergjente; Parandalimi i bllokimeve totale të rrugëve dhe pengesave serioze për këmbësorët, duke mbështetur lëvizjen e lirë dhe të sigurt të qytetarëve; Forcimi i efektit parandalues të ligjit penal në mënyrë që qytetarët të respektojnë hapësirat e qarkullimit dhe të kontribuojnë në sigurinë publike; Sigurimi i një kuadri ligjor të qartë dhe të efektshëm për institucionet e zbatimit të ligjit, duke mundësuar ndërhyrje të shpejta dhe të efektshme në situata emergjente”, tha Hoxha.

Por juristi Ylli Manjani është totalisht kundër kësaj nisme.

Në një shënim në rrjetet sociale, ish-ministri i Drejtësisë thotë se parkimi dysh nuk mund të jetë vepër penale.

“Ore, si do e ndalojë ndjekja penale që merr vite të tëra ndalimin e parkimit dysh?! A jeni në terezi apo jo?! Parkimi i gabuar dhe çlirimi i rrugës janë çështje emergjence. Prandaj është krijuar policia”, thotë Manjani që sakaq thekson se “në vend ta çlirojmë Kodin nga penalizimi i shkeljeve të tjera administrative e ngarkojmë akoma më shumë me vepra penale të palogjikshme dhe të paefektshme”.

“Ore, si do e ndalojë ndjekja penale që merr vite të tëra ndalimin e parkimit dysh?! A jeni në terezi apo jo?! Parkimi i gabuar dhe çlirimi i rrugës janë çështje emergjence. Prandaj është krijuar policia.

Po për çfarë na duhet policia rrugore, karroatreci, karkaleci e ku e di unë se çfarë ka tjetër?!

Cili është qëllimi në fund të fundit, të dënohen njerëz apo të lirohet trafiku i bllokuar nga parkimi dysh?!

Si e liron trafikun prokurori e gjykatësi mor aman?!

Dmth polici çon shoferin në ndjekje penale dhe makinën e lë prap në parking dysh?!!!

Trafiku rrugor është detyrë administrative e policisë rrugore ore, ejjjjj! Një karroatrec vlen më shumë se çdo ndjekje penale.

Kot fare!

Ua ua ua ua…

E pabesueshme!

E mendova shaka këtë llogjikë, por duan ta bëjnë pjesë të Kodit Penal..!!!

****

Absolutisht është abuzim llogjik ideja e ngatërrimit të juridiksionit penal mbi parkimin në rrugë.

Në vend ta çlirojmë Kodin nga penalizimi i shkeljeve të tjera administrative e ngarkojmë akoma më shumë me vepra penale të pallogjikshme dhe të paefektshme.

Nuk e di!?

Pa shpresë!”, shkruan Manjani.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit