

Qafë Plloçë, 23 janar 2026
Një çarje është konstatuar në trasenë e rrugës Qafë Plloçë–Qukës, konkretisht në lotin e dytë, pranë kthesës së fshatit Trebinjë, duke sjellë probleme në qarkullimin rrugor.
Sipas të dhënave paraprake, dëmtimi prek pjesën qendrore të strukturës së rrugës, si edhe anët e saj, çka ka detyruar autoritetet të marrin masa sigurie. Aktualisht, qarkullimi i mjeteve vijon, por lëvizja lejohet vetëm në një korsi në zonën e prekur.
Firma kontraktore që ka në administrim segmentin ndodhet në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) është njoftuar dhe pritet të ndërhyjë për vlerësimin teknik dhe riparimin e dëmtimit.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë aks rrugor, deri në normalizimin e plotë të situatës.





Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






