

Një i mitur shqiptar, 14 vjeç, është arrestuar nga policia greke në Selanik, nën akuzën e dhunës në familje, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij 16-vjeçare.
Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 të së enjtes, në zonën e Asvestoçorit. Mediat fqinje raportojnë se adoleshenti ka sulmuar motrën e tij, duke i shkaktuar dëmtime në zonën e fytyrës.
Policia tha se i mituri e ka sulmuar 16-vjeçaren dhe ka arritur ta godasë të paktën një herë me grusht në fytyrë. E mitura është dërguar në spital, ku i është dhënë ndihma e parë dhe më pas është larguar.
Policia procedoi arrestimin e 14-vjeçarit dhe kundër tij u ngrit një padi për dhunë në familje. I mituri u paraqit para prokurorit dhe u lirua me urdhër të tij, si pjesë e një hetimi paraprak të urdhëruar për rastin.
Vajza u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe, pasi mori trajtimin e nevojshëm, u largua drejt banesës.
Autoritetet greke bëjnë me dije se çështja do të trajtohet sipas procedurave ligjore që parashikon legjislacioni për të miturit. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






