Transmetuar më 23-01-2026, 15:30

Itali

Pavarësisht se u përball me Arsenalin në Ligën e Kampionëve vetëm tre ditë më parë, Interi rikthehet sërish në fushë mbrëmjen e sotme për të sfiduar Pizën, në një ndeshje të rëndësishme kampionati përpara përballjeve të mëdha të fundjavës, Juventus–Napoli dhe Roma–Milan.

Ngjeshja e kalendarit për zikaltrit ka ngjallur debate, por arsyeja është e qartë: ndeshja ndaj Pizës do të jetë e fundit që luhet në “San Siro” përpara pushimit olimpik.

Duke nisur nga dita e nesërme, stadiumi “Giuseppe Meazza” do t’i nënshtrohet përgatitjeve për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore “Milano–Cortina 2026”, e planifikuar për 6 shkurt. Për pasojë, Interi dhe Milani do të detyrohen të luajnë jashtë shtëpisë për rreth një muaj.

Kalendari i Interit gjatë mbylljes së San Siros

Inter – Pisa (Serie A, 23 janar)

Borussia Dortmund – Inter (Liga e Kampionëve, 28 janar)

Cremonese – Inter (Serie A, 1 shkurt)

Inter – Torino (Kupa e Italisë, 4 shkurt – ndeshja do të luhet në Monza)

Sassuolo – Inter (Serie A, 8 shkurt)

Kalendari i Milanit

Roma – Milan (Serie A, 25 janar)

Bologna – Milan (Serie A, 3 shkurt)

Milan – Como (Serie A, datë për t’u përcaktuar)

Pisa – Milan (Serie A, 15 shkurt)

Kuqezinjtë ende nuk e dinë datën zyrtare të ndeshjes së shtyrë ndaj Comos së drejtuar nga Fabregas, pasi gjithçka lidhet me ecurinë e Interit në fazën e Ligës së Kampionëve.

Nëse zikaltrit kualifikohen për play-off duke u renditur mes vendeve 9–16, ndeshja Milan–Como do të zhvillohet në mesjavë, mes 16 dhe 21 shkurtit. Në të kundërt, ajo do të shtyhet për periudhën 23–28 shkurt. Kujtohet se skuadrat e renditura më lart luajnë ndeshjen e dytë të play-off-eve në shtëpi.

Rikthimi në San Siro

Skuadra e parë milaneze që do të rikthehet në “San Siro” pas pushimit olimpik do të jetë Interi, i cili do të presë Juventusin në fundjavën e Shën Valentinit. Ndeshja e dytë në shtëpi për zikaltrit do të përcaktohet më vonë.

Ndërkohë, AC Milani do të rikthehet në “Meazza” në mënyrë të sigurt në fundjavën e 22 shkurtit, kur do të përballet me Parmën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit